Çun Lajçi sqarohet e i kërkon falje Goldit pas reagimit të parë që bëri për faljen e namazit në rrugë

Aktori Çun Lajçi ka reaguar sërish për postimin e këngëtarit Gold AG, i cili shihet duke e falur Namazin në rrugë.

Ndonësë aktori fillimisht tha se duhet të luten për shpirtin e tyre, e jo për fotografi. Në postimin e tij të dytë, i ka kërkuar falje këngëtarit duke thënë se nuk e kishte për të keq.

Gjithashtu shtoi se këngëtarin e ka mik dhe ka qenë pjesëmarrës në shumë videoklipe të tij.