Përveç Netflix: 20+ gjëra që mund t’i bëni kur jeni vetëm

Të qenit vetëm, për disa mund të jetë e mërzitshme apo edhe e frikshme. Megjithatë, me shumë pak gjëra, ju mund ta shfrytëzoni këtë kohë si asnjë tjetër.

Herës tjetër që do të jeni vetëm në shtëpi, mendojeni këtë kohë si momentin ideal për ta shpenzuar me veten dhe do të shihni, se në fakt, është një bekim të kesh mundësi të rrish pak me veten. Tani, bëni një listë me gjithë gjërat që mund të bëni vetëm dhe mos harroni të përfshini edhe këto:

#1 – Përfshihuni në një kauzë (online ose jo).

#2 – Përdoreni këtë kohë për të medituar, për yoga, stërvitje, kërcim etj.

#3 – Praktikoni një hobi të re.

#4 – Gatuani për veten.

#5 – Organizoni: dhomën, dollapin, telefonin, jetën, gjithçka.

#6 – Filloni një libër.

#7 – Planifikoni pushimet e radhës.

#8 – Largohuni nga zona e rehatisë.

#9 – Ndiqni një kurs online.

#10 – Krijoni një listë me filmat që doni të shihni.

#11 – Bëni kërkime për një nga idhujt tuaj (shprehje, biografi, mendësi etj).

#12 – Rregulloni diçka në shtëpinë tuaj.

#13 – Bëni një sesion fotografik. Ose më shumë se një.

#14 – Shihni tutorial makeup-i, flokësh dhe përpiquni t’i rikrijoni.

#15 – Shihni një film erotik.

#16 – Masturbohuni.

#17 – Krijoni diçka artistike: pikturë, poezi etj.

#18 – Arredoni shtëpinë duke ndryshuar vendin e disa mobiljeve.

#19 – Bëni një listë me qëllimet tuaja të ardhshme.

#20 – Thjesht rrini: Shijojeni këtë kohë pa bërë asgjë, vetëm duke ju gëzuar të tashmes, prezencës suaj.