“Show” në kulmin e trafikut në Astir/ Vajzat ndalojnë makinën dhe nisin të kërcejnë në mes të rrugës

Në kohën që qarkullimi me makinë në Tiranë është kthyer në një stres më vete për qytetarët për shkak të trafikut të dendur që krijohet thuajse në të gjitha zonat e kyeqytetit, për disa vajza kjo gjë mesa duket nuk përbën problem. Në një video të mbërritur në redaksinë JOQ Albania, shihet se një grup vajzash kanë ndaluar makinën në mes të trafikut në zonën e Unazës së Re dhe kanë zbritur duke kërcyer në rrugë, me shumë gjasa për të realizuar video për ta publikuar në rrjetet sociale.
Hap linkun reklamues me poshte dhe shihni pamjet

Ndërkohë qytetarët e tjerë janë detyruar të prisnin derisa të mbaronte “shfaqja” e tyre dhe më pas të vijonin qarkullimin normalisht. Qytetari që ka dërguar videon ngre pyetjen nëse vajzat duhet apo jo të gjobiten dhe procedohen nga policia për veprimin e tyre.
Hap linkun reklamues me poshte dhe shihni pamjet