Ankesa të shumta të qytetarëve/ Në Vlorë nuk guxon të dalësh me makinë, ç’po ndodh në qytetin bregdetar?

Trafiku i rënduar është kthyer në “hallin” e përditshëm të qytetarëve në disa qytete të vendit. Një prej tyre është dhe Vlora, qyteti bregdetar i cili që në nisje të sezonit të verës e deri në mbyllje përballet me fluks të shtuar dhe radhë të gjata mjetesh.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

Gazetari vlonjat Edi Ruçi shkruan pikërisht për këtë çështje dhe publikon disa pamje të rrugëve të Vlorës, të paralizuara nga trafiku. Ai thotë se i gjithë qarkullimi është futur në një rrugë si shteg dhish.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

“Behar të tillë nuk kishim parë asnjëherë. Na duket sikur po zgjatë 3 vite, jo 3 muaj. Trafiku na i ka nxirë jetën. Nuk guxon të dalësh me makinë sepse në rrugët e “arkitektit belg” të “ikën pjesa më e madhe e jetës”. Na kanë futur të gjithëve në “një shteg dhish” në “rradhë për një”.Ndërkohë që karburanti vijonë të harxhohet “si lumë”. Gushti, i vetmi muaj ku makina duhet “mbajtur në krah”, shkruan Ruçi.