Ju kujtohet Zhaku, ja çfarë ka ndodhur me të pasi u largua nga Shqipëria

Zhaku, emri i vërtetë i së cilës është Inida Gjata është një nga artistet më kontraverse të vendit tonë. Me një sërë krijimesh, këngësh, botimesh, programesh, etj, ajo ka mbetur në kujtesë edhe për sherret publikë që ka patur me disa personazhë.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

I pari do të ishte ai me Albana Osmanin, një sherr virtual në Facebook pas daljes nga spektakli “VIP Shpija” e cila ka qënë pika kulmore dhe e kthesës për marrëdhëniet mes të dyjave. Ato përdorën një sërë epitetesh kundër njëra-tjetrës, një përplasje që bëri shumë bujë në vitin 2012.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

Një vit më pas ajo tërhoqi sërish vëmëndjen pasi vendosi të nxirrte të palarat e personazheve VIP në Shqipëri nëpërmjet një autobiografie, po ashtu edhe për akuzat ndaj Kastro Zizos për vjedhjen e këngës së saj ‘Dorentina dhe Kastro i zi”, pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike 2011’. Ata u replikuan fort në emizionin ‘Zonë e Lirë’ në 2013, me ofendime të rënda, një skenë e cila mbahet mend ende edhe sot.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

Pavarsisht kësaj, dyshja e kaloi këtë episiod dhe 3 vite më pas patën një bashkëpunim. Ndryshe nga Kastro, Inida Gjata ose Zhaku, u tërhoq nga jeta publike.

Por, ku është sot Inida Gjata?

E martuar prej disa vitesh tashmë me partnerin gjerman Christian Kreuz, gjithashtu një muzikant me emrin e artit Dakar, ajo është transferuar në Gjermani dhe mban mbiemrin e tij. Ajo vazhdon të prodhojë materiale muzikore, herë vetëm e herë më Christian duke mos hequr dot dorë nga ajo. Gjithashtu Zhaku i është rikthyer vitin e kaluar pikturës, po ashtu një pasion i madh i saj./xing.al/