Sha mpanjë dhe muzikën në maksimum! Kush është vajza që bllokoi rrugën për të bërë video në trafik

Shampanjë dhe muzikën në maksimum! Kush është vajza që bllokoi rrugën për të bërë video në trafik
Disa vajza që ndaluan makinën në mes të trafikut në Astir për të xhiruar një video kanë qenë në vëmendje të mediave gjatë këtyre ditëve. Në videon e postuar fillimisht nga redaksia jonë, vajzat dukeshin duke kërcyer në mes të rrugës dhe më pas hipin në makinë e largohen.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni pamjet

Duke marrë shkas nga kjo video, Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për vajzën me iniciale V.D 21-vjeçe. Policia ka njoftuar se 21-vjeçarja është proceduar penalisht dhe është gjobitur me 50.000 lekë të rinj pasi drejtonte makinën pa leje drejtimi, ndërsa makina i është sekuestruar.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni pamjet

Por së fundmi është mësuar se vajzat që ndaluan në trafik për të bërë video, ishin duke xhiruar videoklipin e një kënge. Vajza që ka postuar videon e plotë në rrjetet sociale quhet Klaudia dhe duket se është regjisorja e videoklipit. Në video vajzat njëra prej të cilave është këngëtarja, duken duke pirë shampanjë, muzikën në maksimum, duke kërcyer e kënduar.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni pamjet