Çfarë Duhet Të Hamë Dhe Të Pijmë Para Marrjes Së Vaks Inës, Profesori I Mirënjohur I Tregon Të Gjitha

Për të gjithë ju që nuk e njihni Egzon Ademin, ai është një profesor mjaft i njohur dhe i talentuar i Universitetit të Tetovës i cili sapo na dha disa këshilla të vyera. Me vazhdimin e procesit të vak sinimit masiv në vendin tonë,

çdo ditë ndihemi të det yruar të vendosim për marrjen apo jo të vak sinës. Shumica e shqiptarëve gjatë një anketimi u shprehën se nëse do t’u duhet të udhëtojnë jashtë vendit, janë të detyuar të vaksinohen.

Sakaq, profesori sqaroi se para marrjes së vaksinës, të gjithë personat duhet të tregojnë më tepër kujdes për shëndetin e tyre duke përmirësuar mënyrën e të ushqyerit dhe konsumit të ujit. Për këtë të fundit, ai thekson se është e domosdoshme konsumimi i të paktën 8 gotave uji gjatë ditës, çdo ditë, para dhe pas marrjes së vaksinës.

“Në fazat e studimit asnjë vaksinë nuk është studiuar për një dietë specifike. Meqë vaksinat shërben për forcimin e imunitetit, edhe ushqimi luan një rol në këtë.

Uji është komponenti kryesor që ndihmon në këtë.

Duhet parë kjo kohë pas marrjes së dozës së parë, deri në një javë pas dozës së dytë, që janë ato 4 javë më të rëndësishme kur fillon prodhimi i antitrupave.

Uji është themelor, së paku duhen 8 gota ujë në ditë, veç ujit që marrim nga ushqimet.

Duhet të shm angim kon sumimin e tepërt të al kolit. Një gotë al ko ol nuk ndikon direkt, por kons umimi i madh i al ko olit do të kishte ndikuar direkt në uljen e nivelit të imunitetit.

Gjithashtu duhet të limitohet përdorimi i cigareve. Është e mirë dalja në ajër të pastër për të marrë vitaminën D, së paku 15 minuta në ditë.

T’u largohemi konsumimit të tepërt të sheqernave, të yndyrnave.

Të konsumohen sa më shumë proteina që gjenden te mishi i peshkut, mishi i pulës, fasulet, avokado, fruta të thata, fruta të malit.

Te vitaminat që gjenden te frutat, molla, portokalli, banane etj.Mineralet, më i rëndësishëm është konsumimi i ushqimeve të pasura me zink dhe magnez. For cojnë imunitetin dhe metabolizmin e njeriut”, bëri të ditur profesori i njohur.