Fasonet në hall për punetorë: Të vijnë punonjës nga jashtë! Shqiptarët preferojnë të rrinë papunë sesa të paguhen pak

Sektori fason nuk po gjen dot punonjës. Ky sektor është ndër kategoritë që ka ngritur ‘flamurin e kuq’ dhe është në krizë sa i përket krahut të punës. Shqipëria është një vend i avantazhuar për zhvillimin e këtij biznesi më së shumti për shkak të krahut të lirë të punës por edhe ky avantazh nuk ekziston më.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

Për këtë arsye përfaqësues të bizneseve të ndryshme fasone kërkojnë ndihmë nga autoritet, ndihmë për të lehtësuar të gjitha procedurat për marrjen e punëtorëve të huaj, më së shumti nga vendet e tjera.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

Në një intervistë për Report TV, Elton Koçi, përfaqësues i një biznesi fason në kryeqytet, tregon të gjitha arsyet që sipas tij kanë sjellë këtë krizë në sektor. I pyetur nëse niveli i pagave krijon edhe këtë hendek punonjës Koçi thotë se ka arsye të tjera sepse pagat janë të përshtatshme me tregun. Sipas tij ka një mungesë shumë të madhe interesi.