Makina e re luksoze e deputetes Elisa Spiropali kushton pak a shumë sa shtëpia juaj (Foto)

Në një kohë që qytetarët dhe opozita po protestojnë kundër qeversië për shtimin e taksave, dhe përkeqësimin e situatës ekonomike, duket se për deputeten e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali situata nuk është e tillë.

Gazeta “Panorama”, ka publikuar një foto të ish-drejtoreshës së doganës e cila ka shkuar në seancën parlamentare me një makinë të re super-luksoze, “Mercedez-Benz GLA 200”. Me një kërkim të thjeshtë në “Google” rezulton se automjeti në fjalë, ka një kosto prej të paktën 54 mijë dollarë.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe shiko fotot

Jo pak për një nga emrat e rinj të Parlamentit shqiptar, që doli për herë të parë deputete në zgjedhjet e kaluara, nën siglën e Partisë Socialiste. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që shohim politikanë dhe zyrtarë të tjerë që lëvizin me makina luksoze, pse jo edhe me çmime “të kripura”.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe shiko fotot

Kujtojmë se Spiropali e nisi karrierën e saj politike duke qenë kryetarja e FRESSH, ndërsa me ardhjen e socialistëve në pushtet, Rama i besoi Drejtorinë e Doganave. Post të cilin e la pas lindjes së vajzës së saj, për t’u rikthyer sërish si deputete socialiste në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017 dhe sot eshte ministre!

>