U martua 22-vjeç, si lindi dhe përfundoi dashuria e ndaluar e Shkëlzenit me ish gruan, Sadijen

Pavarësisht se është larg politikës, Shkëlzen Berisha ka qenë dhe është gjithmonë në qendër të mediave. Kryesisht kjo pasi, babai i tij, ish-kryeministri Berisha, është një ndër njerëzit më aktiv në politikën shqiptare dhe akuzat ndaj tij dhe Shkëlzenit nuk kanë munguar kurrë.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

Përsa i përket jetës private, djali i ish-kryeministrit prej disa vitesh po shijon lidhjen dhe bashkëjetesën me ish-missin dhe blogeren e njohur Armina Mevlani, raporton Albeu.com. Por para lidhjes me bukuroshen Mevlani, Shkëlzeni ka kaluar një martesë prej gati 15 vitesh me shkrimtaren Sadije Berisha.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

Sadija dhe Shkëlzeni e nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 1998 dhe ndarja e tyre u lajmërua në media në 2013. Martesa nga e cila lindën dy fëmijë, Medina dhe Lajdon.

Si nisi dashuria mes tyre

Pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, Shkëlzen Berisha me urdhrin e Berishës udhëtoi tek miku i familjes në Suedi, Hasan Berisha.

Shkëlzeni atëherë ishte vetëm 22 vjeç dhe në familjen e miqve bëri menjëherë shoqëri me djalin e Hasanit, Kujtimin, dhe vajzat e tij.

Ishte pikërisht koha, ku mes Shkëlzenit dhe Sadijes e cila ishte vajza e mikut të Berishës, lindi dashuria.

Sadija, asokohe 30-vjeç dhe e divorcuar nga martesa e parë dhe me dy fëmijë, ra në dashuri me Shkëlzenin, 22 vjeç.

Mospranimi i lidhjes nga Sali Berisha:

Pas disa kohe lidhje, çifti deklaroi se kishin vendosur të martoheshin por vendimi nuk u prit mirë sidomos nga familja e ish-kryeministrit.

Thuhet se në muajt e parë Sali Berisha ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me të birin dhe e distancoi së tepërmi atë.

Edhe pas martesës marrëdhëniet me familjen e Shkëlzenit në Tiranë mbeteshin të tensionuara.

Sadija dhe Zeni u bënë me një vajzë që e quajtën Medina dhe disa vite më vonë, lindën edhe një djalë, Lajdon.

Ndarja

Shumë vite më vonë dhe për herë të parë, vetë Sadije Berisha foli dhe tregoi arsyen e vërtetë pse përfundoi martesa me Shkëlzenin.

Gjatë një interviste ajo deklaroi hapur se martesa u shkatërrua kur Shkëlzeni u kthye në Shqëpëri për shkak të pengesave të shumta.

“Problemet kanë nisur që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes dhe fakti që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme”- tha Sadija duke shuar kuriozitetin se Armina Mevlani nuk ishte shkaktarja e ndarjes. /albeu.com/