Po gërmonte për të hapur një pus / Burri bën zbulimin tronditës në oborrin e shtëpisë që i ndryshoi totalisht jetën

Po gërmonin për të hapur një pus në oborrin e shtëpisë në Ratnapura të Sri Lankës, kur ndeshën papritur në një gur të madh të bardhë me damarë blu.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

Ai gur kishte një shkëlqim të pazakontë, ndaj pronari i shtëpisë vendosi të njoftonte për këtë zbulim ekspertët, të cilët i dhanë lajmin që e shokoi dhe gëzoi njëkohësisht: guri 510 kg, ishte në fakt zafiri më i madh i papërpunuar që është gjetur ndonjëherë në botë dhe kap një vlerë prej 100 milionë dollarësh. Ai u dërgua me roje të armatosura nga fshati ku u gjet drejt kryeqytetit.
Shtyp hapesiren re.klamuese me poshte dhe ndiqni lajmin e plote

“Nuk kam parë kurrë një gur kaq të madh të këtij lloji. Ai mund të jetë formuar ndoshta 400 milionë vjet më parë”, tha për BBC gjeologu Gamini Zoysa. Ekspertët e kanë pastruar me kujdes gurin e çmuar nga balta e papastërtitë e tjera me qëllimin të analizonin saktë cilësinë e tij dhe ta certifikonin.