A mund të ndodh në Shqipëri, ajo që po ndodh në Gjermani? Meterologu shqiptar: Do nis të dielën pasdite dhe do të…

A mund të ndodh në Shqipëri, ajo që po ndodh në Gjermani? Meterologu shqiptar: Do nis të dielën pasdite dhe do të…

Meterologu i Meteoalb Hakil Osmani në një lidhje për Fax News, ka dhënë parashikimin si do të jetë moti gjatë kësaj fundjave, si dhe mundësinë e prekjes së vendit tonë nga stuhia ciklonare që ka shkaktuar qindra vik tima në Europën Qëndrore. Osmani tha se në territorin shqiptar stuhia do të jetë e përmasave më të vogla, dhe do të go dasë gjatë pjesës së dytë të së dielës, dhe ditën e hënë, ndërkohë që nga e marta pritet që të rikthehemi në normalitet.

Këto stuhi sipas Osmanit ndodhin për shkak të luhatjes shumë të madhe të temperaturave, ndërkohë që pjesa tjetër e muajit Korrik do të jetë me mot të qendrueshëm, dhe me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë. Qarku që pritet të ketë dhe sasinë më të madhe të reshjeve të shiut, sipas Osmanit do të jetë Kukësi, ndërsa bregdeti do të jetë me mot disi më të qendrueshëm.

“Pritet që territori shqiptar të preket nga stuhia ciklonore që ka prekur Europën Qendrore. Kemi pasur përplasje të masave ajrore, duke krijuar stuhi të fuqishme, me reshje të konsiderueshme në Gjermani dhe në vendet e ulëta. Kemi pasur dhe reshje breshëri në këto zona, dhe një erë të fortë, që ka sjellë përmbytje.

Tashmë kjo stuhi ciklonare ka zbritur më poshtë në zonën e Alpeve, por me një ulje të forcës, kemi në këto zona reshje të konsiderueshme me një afat të shkurtër kohor, situata në vendin tonë do të jetë më e favorshme, do të preket të dielën dhe të hënën, kryesisht me intesitet të lartë në zonat malore, dhe me intesitet më të ulët në bregdet dhe në jug.
Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte qe te lexoni me teper.. ↓↓

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të ketë situatë më të favorshme, kryesisht në Kukës pritet të kemi reshje të konsiderueshme me mundësinë e problematikave lokale. Me mbrëmjen e të hënës kjo stuhi ciklonare do të largohet, dhe do të rikthehet moti i qendrueshëm.

Nga e marta pritet që ti rikthehemi normalitetit, pjesa tjetër e muajit Korrik do të ketë kushte të favorshme për pushuesit.

Check Also

A e lini celularin tuaj duke u karikuar gjatë natës? Ja pse nuk duhet ta bëni më këtë

A e lini celularin tuaj duke u karikuar gjatë natës? Ja pse nuk duhet ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *