Ai është nxjerr në ankand nga “Silverstone Auctions” dhe është interesant se blerësi i parë tashmë kishte pasur një veturë të tillë, e këtë e kishte marrë si rezervë, transmeton Telegrafi.

Sipas tij Golfi është dëshmuar si një veturë e besueshme dhe fantastike, dhe “rezerva” ka qëndruar në garazh duke i mbijetuar edhe 2020-së dhe vetëm dy herë është vozitur.

Për herë të parë është regjistruar në vitin 1999, ndërsa sa do të shitet ky model i shumëpërfolur mbetet të shihet nga të interesuarit dhe apasionuarit e kësaj marke.