Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu apo siç njihet në Kosovë si “Mehmet Kosova” po bëhet baba për herë të parë. Ai dhe modelja e njohur Sinem Kobal janë duke e shijuar pritjen më të ëmbël. Sipas mediave turke, Kenani ka blerë një vilë luksoze për bashkëshorten. Vila ndodhet në Bodrum dhe siç është raportuar ajo është blerë 3 milionë lira turke.
Sinemi tani është në muajin e tetë, dhe çifti tashmë e kanë bërë pubike se po presin një vajzë të cilën kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Lalin.