Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi mjaft atraktive, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram me rastin e festës së Halloweenit.
Ajo kishte vendosur që për këtë Halloween, të maskohet si “macja e zezë”, personazhi famshëm nga filmi “SpiderMan”.
E veshur me fustan të zi lëkure, këngëtarja vuri mjaft mirë në pah linjat e saj atraktive trupore.