Aktori turk, Murat Yildirim, i cili ka rrëmbyer zemrat e mijëra shikuesve sot ka ndarë një fotografi të shkëputur nga çastet romantike me bashkëshorten e tij, Iman Elbani.
Fotografia është publikuar për një rast të veçantë. Çifti po shënon katër vjetorin e martesës. Me këtë rast, Murati porositi personin e zemrës që t’i qëndrojë pranë, shkruan rtv21.tv
Murat Yıldırım është lindur më 13 prill të vitit 1979 në Konya-Turqi. Ai njihet për role të shumta, nje ndër të cilët është edhe roli i “Savashit”, nga seriali “Ask ve Ceza”.
Sa i përket jetës private, Murat Yıldırım nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka qenë i martuar me aktoren e njohur, Burçin Terzioğlu.
Ndërsa, me Imane Elbanin është martuar në dhjetor të vitit 2016. Ndërsa, Imane Elbani është me origjinë nga Maroku, e cila ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë në Marok në 2008 dhe është zgjedhur si mbretëresha e bukurisë.
Aktorja dhe modelja marokene, Imane Elbani ka luajtur në shumë seri dhe reklama.