Kush eshte Mirani? Biograf e shkurter e Aktorit!

“Rejan” është historia e një përralle dashurie që nisi nga urretja. Mirani, sipërmarrësi i njohur nga Stambolli, rikthehet në vendlindje për të mbyllur një hakmarrje 27-vjeçare.

Por mendja e djaloshit do të turbullohet nga bukuria e Rejan dhe ngjyrat e orientit.

Nën doket dhe rregullat e një shoqërie që nuk po del dot nga errësira e ligjeve të gjakmarrjes, dy familje do të përballen egërsisht dhe një dashuri me shikim të parë do të tronditet dhe do të vihet në provë.

A do të arrijë dashuria të dalë mbi hakmarrjen e urrejtjen?

 

Akin Akinozu apo “Mirani” ka lindur më 22 Shtator 1990 në Ankara.

Ai u diplomua për Matematikë, por ëndrra e tij ishte aktrimi, ndaj i vazhdoi studimet në këtë fushë. Karriera e tij si aktor nisi në vitin 2014 me filmin “Azrail”.

Më pas, ai u bë pjesë e disa serialeve të suksesshme si: Muhteşem Yüzyıl Kösem, Arkadaşlar İyidir, Payitaht Abdülhamid, Aslan Ailem, etj.

Në serialin “Rejan”, ai vjen në rolin protagonist, si Miran. Akin Akinozu është në një lidhje 3 vjeçare me Sandra Pestemalciyan.

Check Also

Martohet “Meleku” dhe “Halili”

Aktualisht në ekranin e RTV21 është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *