Pamje nga dasmat madhështore të aktorëve turq

Martesa pa dyshim se është një hap mjaft i rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë një realitet i bukur në jetën njerëzore.

Për këtë ditë të veçantë çiftet kujdesen deri në detajin e vogël që çdo gjë të jetë e rregulluar për mrekulli, thjesht të duket si një ëndërr që mbetet në mendje gjithmonë.

Disa prej emrave të njohur të kinematografisë turke që për publikun kosovar janë shumë të dashur, organizuan dasma madhështore.

Berguzar Korel dhe Halit Ergenç, në vitin 2009 lidhjen e tyre e kurorëzuan me martesë, e për këtë ditë ata kishin organizuar një festë të madhe, ku kishin mbledhur familjarët dhe shoqërinë e tyre.

Aktori, Burak Özçivit i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar më 19 qershor të vitit 2017 me aktoren e njohur turke Fahriye Evcen. Shumë njerëz të famshëm kanë marrë pjesë në dasmën e tyre luksoze, në të cilën Fahriya ka shkëlqyer e veshur me një vello nga dantella e cila ishte porositur posaçërisht për të nga Franca.

Aktorja e njohur turke Neslihan Atagul në vitin 2016 është martuar me aktorin Kemal Dogulu. Dasma e tyre ishte njëra ndër më të komentuarat në mediat rozë.

Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu në vitin 2016 lidhjen e tij disa vjeçare me aktoren dhe modelen e njohur, Sinem Kobal e ka kurorëzuar me martesë në një ceremoni madhështore.

Gaye Turgut dhe Deniz Evin në vitin 2013 lidhjen e tyre e kishin kurorëzuar me martesë, e për këtë ditë ata kishin organizuar një festë të madhe, ku kishin mbledhur familjarët dhe shoqërinë e tyre.

Ceremonia e kurorëzimit ishte mbajtur afër detit, ndërsa festa më pas kishte vazhduar në njërin prej lokaleve të Turqisë.

Aktorja e njohur turke, Şeyma Korkmaz në vitin 2019 u martua me aktorin Cuneyt Mete. Dasma e tyre ishte përfolur shumë në mediat rozë, të ftuar ishin familjarë të miqtë e çfitit, gjithashtu nuk munguan as fytyrat publike turke.

Aktori turk, Murat Yildirim në vitin 2016 u martua për herë të dytë me Iman Elbani. Dyshja patën organizuar një dasëm tradicionale.

 

Check Also

Martohet “Meleku” dhe “Halili”

Aktualisht në ekranin e RTV21 është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *